Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një këto bocete do të kthehet në shtatore Bronzi dhe më 2 mars 2019, vepra kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut do të vendoset në sheshin kryesor të Lezhës.
Rreth 20 arstistë nga Shqipëria dhe Diaspora i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Lezhës për shtatoren që do të përjetësojë heroin tonë kombëtar në sheshin që mban emrin e tij.
Ata mbrojtën propozimet para një jurie të ngritur posacërisht me këtë rast e cila pritet që pas 10 ditësh të shpallë modelin fitues.
Pas kësaj faze do të nisë puna për krijimin e shtatores që është parashikuar të vendoset në përkujtim të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Nisma vjen në kuadër të aktiviteteve për vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar..
Ndërkohë në kuadër të kremtimeve, Memoriali i heroit tonë kombëtar po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtatorja-skenderbeut-do-vendoset-vitin-e-ardhshem-ne-lezhe