Zjarret në vend/ Digjen 10 ha ullishte në Lushnje, probleme në Velipojë e Lezhë

2018-09-26 0

Disa vatra zjarri janë regjistruar paraditën e kësaj të mërkure në qytete të ndryshme të vendit. Në Lushnje një zjarr i nisur në orët e para të mengjesit si djegie mbeturinash është përhapur duke arritur të djegë 10 hektar me ullishte në kodrat e Harburit, pranë qytetit të Lushnjës.

Ndërkohë që disa vatra zjarri janë shenuar edhe në fshatin Baks dhe Pulaj të Velipojës, ku si pasojë e erërave të forta zjarri është përhapur me shpejtësi. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë vënë flakët nën kontrollë. Ndërsa dyshohet se zjarvënja është e qëllimshme pasi ato janë të përhapura në disa zona.

Gjate 24 oreve te fundit edhe në Rajonin e Lezhës janë rregjistruar rreth 12 vatra zjarri duke rrezikuar edhe banesa . Sipas Drejtorit PMNSH ne Lezhe Gjoke Gjoka, zjarren nuk jane konstatuar të ketë qenë të qellimshme po si shkak i pakujdesise se qytetareve.

Ndërkohë që erërat e forta kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Përmet- Gjirokastër në vendin e quajtur tek Ura e Leklit, ku rruga është bllokuar për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Për shkak të rrëzimit të tyre është dëmtuar edhe linja 100 kv e tensionit të lartë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia dhe Autoriteti Rrugor i Rajonit të Jugut të cilët kanë zhbllokuar rrugën.