Ora News - Viktimat në pusin e ujit, zjarrfikësit Lezhë mohojnë akuzat se u vonuan në ndërhyrje

2018-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi dajë e nip humbën jetën në Torovicë të Lezhës teksa pastronin një pus, banorët e zonës bënë me faj shërbimin zjarrfikës për vonesë në ndërhyrje dhe mungesë të logjistikës së nevojshme. Por drejtori i Zjarrfikëses në Lezhë, thotë se ata u gjenden në vendngjarje në kohën më të shpejtë të mundshme, por nuk mund të bënin asgjë.

Pas ngjarjes së rëndë në Torovicë të Lezhës, ku dajë e nip, Martin Gjonaj 35 vjeç dhe Marjan Ndoci 21 vjeç, humbën jetën ndërsa pastronin një pus, banorët bënë me faj zjarrfikësen e Lezhës, pasi sipas tyre ndihma u vonua.

Ky banor që u fut në pus për të nxjerrë viktimat, tha se veçse me vonesë, zjarrfikëkësit nuk kishin as mjetet e nevojshme për ndërhyrje.

Banori: Nuk patën as gaz dhe kundragaz. U fut njëri dy metra dhe tha më zë gazi. Më pas mora litarin dhe u futa vetë dhe i nxora.

Por drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Lezhë, Gjokë Gjoka, thotë se akuzat nuk qëndrojnë.

Ai garanton se shërbimet shkuan në vendngjarje në kohën më të shpejtë të mundshme dhe janë të pajisur me logjistikën e nevojshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viktimat-ne-pusin-e-ujit-zjarrfikesit-lezhe-mohojne-akuzat-se-u-vonuan-ne-nderhyrje