Bonusi i lindjeve, Veliaj përshëndet nismën e Ramës: E dëgjova me interes si baba i ardhshëm

2018-09-26 0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur nismën e kryeministrit Edi Rama ku për çdo fëmijë të lindur në Shqipëri, nga 1 janari i 2019, do të jepet një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra. Veliaj me nota humori tha se e kishte dëgjuar me interes vendimin, pasi pritet të bëhet baba pas pak ditësh.

E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm. Të gjithë fëmijët në Shqipëri, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Deklaratat e tij Veliaj i bëri nga aktiviteti i PS "E gjithë vëmendja për ju" në vijim të fushatës? së anëtarësimeve të reja në PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Veliaj tha se me punë arrihet gjithçka, ndërsa përmendi disa vendime pozitive të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nga korsitë e dedikuara për biçikletat, te librat falas për nxënësit.

Siç ishte dhe vendimi për librat falas, apo për korsinë e biçikletave, janë vendime që i merr politika. Nuk ka vendime më të mira se ato që ka marrë PS, në qeveri dhe kudo që drejton. Kjo nuk është një ftesë që e bën një anëtarë, por është ftesë për t?u bërë aksioner i partisë që ndryshon.

Free Traffic Exchange