Flakë të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zejmen dhe Ishëm pasditen e kësaj të mërkure. Zjarri ka rënë pranë hekurudhës dhe për pasojë raportohet se ka shkrumbuar rreth 4 km binarët e hekurudhës të linjës Lezhë-Laç në zonën e Ishmit si dhe 300 m në Zemjen. Aktualisht hekurudha ka dalë jashtë funksionit.
Sipas punonjësve, nga vatra e zjarrit ka pasur rrezik në dy biznese të zonës. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi nga era e fortë. Gjatë ditës janë shfaqur disa vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme.