Vijon masakra nga gjuetia e paligjshme në Vlorë/ Peshkatarët: Kemi denoncuar në polici

2018-09-26 1

Shpendë të ndryshëm kanë pushtuar kohët e fundit Lagunën e Nartës, siç janë Pelikanët, flamingot, rosat e egra, bajzat e shumë shpendë të tjera. Por ajo që shqetëson banorët dhe peshkatarët e Nartës është gjuetia e paligjshme e cila vijon ende edhe pse moratoriumi i gjuetisë ka vite që është në fuqi.

Edhe pse shpesh herë është ngritur shqetësimi nga banorët për këta gjahtarë që gjuajnë natën dhe pa kriter, ende nuk është marrë asnjë masë për parandalimin dhe dënimin e këtyre personave. Kamera e Report Tv la qenë në këtë lagunë, dhe siç duket dhe nga pamjet shpendët e shumtë kanë pushtuar habitatin e tyre.

Nga ana tjetër duken qartë edhe vendet ku fshihen personat të cilët gjuajnë në mënyrë abuzive, kryesisht rosa të egra. Peshkatarët shprehen se ka persona që gjuajnë në mënyrë barbare, duke përdorur sinjalizues të ndryshëm për të tërhequr rosat e egra dhe më pas i vrasin ato.

Peshkatarët shprehen se kanë njoftuar dhe policinë për këtë gjë, edhe shpesh herë kanë pasur përplasje fizike me persona që gjuajnë , si për shpendët ashtu dhe peshkatarët e paligjëshëm të cilët gjuajnë në lagunë që është e ndaluar në këtë sezon.

Banorët e Nartës si dhe peshkatarët kërkojnë mbështetjen nga strukturat përkatëse që të monitorojnë këtë territor, sepse sipas tyre nëqoftëse vazhdon të gjuhet pa kriter , këto shpendë që ndodhen në lagunë, shumë shpejt do ikin sërish.

Free Traffic Exchange