Taulant Balla e cilëson si inskenim të fabrikuar nga Partia Demokratike denoncimin e një ish oficeri të policisë së Fushë Krujës, i cili e akuzon se ka qenë pjese e një grupi zyrtareësh të armatosur që e kanë kanosur në komisariatin e këtij qyteti për të liruar djalin e arrestuar të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Në një videon denoncuese nënkomisari i policisë së Krujës, Emiliano Nuhu deklaron se veç Taulant Ballës në zyrën e tij ka qenë dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe i ati deputet, i të ndaluarit.
Balla thotë se ka bërë denoncim në prokurori për këtë rast pasi është vendosur në djeni përmes një letre nga vetë ish oficeri që ndodhet jashtë vendit ku ka kërkuar azil politik.
Sipas Ballës Nuhu ka qenë i lidhur me grupe kriminale dhe është përdorur nga struktura brenda PD, prej të cilave i kërkon të distancohet selisë blu.