Ora News - Teatri pret Metën, konstitucionalisti Gjata: Presidenti ka të drejtë ta rikthejë

2018-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Meta ka të drejtë ta rikthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim sipas juristit Çlirim Gjata, pasi ligji ka ndryshuar që nga titulli i tij. Për juristin përmbajtja është më e rëndësishme se numri në një ligj dhe për këtë Kreu i Shtetit nuk duhet ta firmosë, pasi materiali i dërguar në Presidencë sipas Gjatës është antikushtetues.

Fati i Teatrit Kombëtar ndodhet sërish në pritje të firmës së Presidentit Meta.

Kampet politike kanë intepretime të ndryshme të Kushtetutës, nëse Kreu i Shtetit duhet ta kthejë apo jo ligjin për rishqyrtim në Kuvend.

Mazhoranca pretendon se Meta nuk e ka të drejtën e firmës në këtë rast, pasi Kuvendi votoi dekretin dhe jo një ligj të ri.

Për juristin, Çlirim Gjata, ky pretendim i PS-së bie pasi përmbajtja e ligjit është ndryshuar dhe vendosja e të njëjtit numër është antikushtetues.

Çlirim Gjata: Ka shkuar ligj me ndryshime, me disa nene të ndryshme, por ligj i ri. Nuk është më ligji që ka qenë, se u rrëzua me dekret të Presidentit dhe u miratuan ndryshimet e reja. Më thoni, ligji numër kaq, as titull dhe as nene, a është ligj?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-pret-meten-konstitucionalisti-gjata-presidenti-ka-te-drejte-ta-riktheje

Free Traffic Exchange