Aleatet e PD mbeshtesin platformen antimafia

2018-09-26 0

Platforma antimafia e prezantuar nga Partia Demokratike ka gjetur mbështetjen e aleatëve të saj. Njëzëri e cilësojnë nismë të guximshme, që sipas tyre synon çlirimin e tregut nga mungesa e konkurrencës së lirë dhe ndal hemorragjinë e vjedhjes së parave publike përmes koncesioneve, tenderave,  PPP-ve dhe lejeve të dhëna në shkelje të ligjit .

?Si e merr koncesionin e shëndetësisë një që shet cigare, ku ndodh kjo? Si i merr spitalet një që është marangoz, inceneratorët i bën një njeri që s?ka prekur inceneratorë, s?ka drejtuar kurrgjë, përveçse ndërmarrjen private të ministrit. E merr licencën pa pasur asnjë lekë në xhep?, tha Dashamir Shehi.

? ?Air Albania? doli në qiell pa asnjë studim dhe rezulton që u regj 8 ditë përpara shpalljes se kompanisë. Kjo hedh hije dyshimi dhe vetëm një ligj i tillë e sheh këtë aferë korruptive që prish edhe konkurrencën?, tha Nard Ndoka.

 ?Përqendrimi i kapitalit në pak duar e vret konkurrencën dhe ka ndikim negativ. Lidhja kaq e fortë klienteliste e qeverisë aktuale me biznese të caktuara duke i favorizuar në mënyrë të padrejte dëmton konkurrencën dhe shpenzimin e parave publike se PPP janë më të shtrenjta për buxhetin dhe taksapaguesit.?

Ndërsa Ndoka e Shehi i gjejnë të pavenda shqetësimet e biznesit për këtë nismë të opozitës, Agron Duka i cili vjen nga bota e tij kërkon që të mos krijohet një klimë asfiksie për këtë kategori, gjenerator i punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

?S?duhet të krijojmë një klimë terrori, të denoncojmë raste konkrete se po krijuam klime asfiksie rrezikojmë të na kthehet në bumerang.?

Ndërsa Ndoka tha se ?S?është ligj për gjueti shtrigash për emra të posaçëm, por pritë që i vendoset kësaj maxhorance.?

Për kolegët e tij opozitar dhe kreun e demokratëve Duka e gjen me vend t?u japë një këshillë duke përdorur një shprehje të Çurçillit.

?Biznesin dikush e sheh si lopë për ta mjelur, dikush si tigër për ta vrarë, por harrojnë që është kalë për të tërheq karrocën.?

Aleatët e Bashës thonë se kjo platformë mban vulën e Partisë demokratike, por e këshilluar edhe me ta, duke e cilësuar atë si ditën e parë të opozitës së vërtetë.