Digjen 15 hektare ullishte

2018-09-26 0

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë  kodrat me ullinj, të qytetit të Lushnjes. Flakët janë ndihmuar edhe nga era e forta ku si rezultat janë djegur me shumë se 15 hektarë ullishte. Pranë vatrës ka edhe banesa private e biznese dhe flakët i janë afruar shtëpisë së parë, familjarët e së cilës janë evakuuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen dy mjete zjarrfikëse, 40 forca të policisë dhe trupa ushtarake të Beratit. Pas disa orësh zjarri është vënë në kontroll. Një hetim ka nisur për rastin pasi dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për shkak të konflikteve të pronësisë. Në tre vitet të fundit kësaj sipërfaqe tokë i është vënë zjarri 6 herë.

Free Traffic Exchange