Antikorrupsioni shkund Shkodrën, Gjonaj: 21 masa disiplinore, 7 të kallëzuar në Prokurori

2018-09-26 0

Tiranë- Gjashtë institucione në Shkodër, mes tyre Hipoteka, ALUIZNI dhe spitali janë shkundur nga Task Forca Antikorrupsion e cila ka zhvilluar kontrolle dhe inspektime në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e denoncimeve të bëra nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëriaqeduam.al.

Rezultatet e aksionit në dy javë i ka bërë të ditura vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sipas së cilës vetëm në dy javët e para të muajit shtator janë ndërmarrë 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna. Po ashtu ka shtatë zyrtarë të kallëzuar në Prokurori.


Vetëm në dy javët e para të muajit shtator, Task Forca Antikorrupsion, e ka përqëndruar veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës si:

? ZVRPP Shkodër
? ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër
? Spitali Rajonal Shkodër
? Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior
? Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër

Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 Masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për:

? Regjistruesin dhe 6 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër;
? 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër

Free Traffic Exchange