Report TV - Largimet, Rama: Nuk jemi më në bunkerin e Enverit, ja pse kërkojnë azil shqiptarët

2018-09-26 0

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit 2019 ka komentuar shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE. Ai tha se një gjë e tillë ndodh sepse shqiptarët nuk kanë akses në tregun e punës në vendet e BE-së. Megjithatë ai i cilëson shifrat propagandë.

Çështja e atyre që dalin, ikin dhe vijnë është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur. Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës. Nëse shqiptarët kërkojnë azil, ndodh se nuk jemi anëtarë të BE dhe nuk kemi akses në tregun e punës. Por nga Kroacia kanë ikur në një vit më shumë se nga Shqipëria. Shifrat e ikjeve janë propagandë në këto vite. Kanë ikur më shumë se kanë ardhur, por vijnë dhe ikin dhe kjo është koha që jetojmë. Është e sigurt sikur ka njerëz që ikin, ka edhe që vijnë dhe duan të rrinë, ne na takon të shikojmë përpara.