Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një dalje të posaçme nga selia blu, deputeti Ervin Salianji vijoi me akuzat për tenderat korruptivë. Salianji akuzoi se në 4 vitet e qeverisë së Edi Ramës kompania e deputetes socialiste Klotilda Bushka i rriti të ardhurat me 10 herë duke marrë 3 milard e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.
Sipas demokratit, është pasuria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Deklarata e plotë
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.
Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.
E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti I Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama.
Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-bushka-10-fishoi-pasurine-pas-ardhjes-se-rames-ne-pushtet