http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mirash Ivanaj njihet si ministri I hekurt i Ahmet Zogut. Një njeri erudit, që për dy vite si ministër i arsimit reformoi jo pak shkollat në vend. Nëse sot sistemi i fillores së detyruar në arsim është një koncept i njohur, Ivanaj ishte ai që e kreu këtë reformë në një vend ku shumica e popullsisë nuk dinte shkrim. Sot ky personalitet është përkujtuar nga historiane dhe studiues.
Nuk njihet shumë. Ky personalitet duhet të futet në tekstet shkollore, pas reformave që bëri për arsimin. Nuk ka fare vëmendje.
Botuesi Jozef Radi njëkohësisht edhe biri i publicistit Lazër Radi sjell në këtë përvjetor të 65-të të vdekjes së Mirash Ivanajt, një sërë dokumentesh që flasin për ?Reformën Ivanaj? në arsim, po ashtu edhe një vëllim poetic të panjohur më herët.
Në këtë homazh për Mirash Ivanaj, një pjesë të rëndësishme zuri edhe këndi i nxjerrë nga arkiva e shtetit ku ekspozoheshin dokumentet që ai nënshkroi gjatë kohës kur ishte ministër i arsimit.