Ora News - Biznesi i vogël në TVSH, Nasto: Në 7 muaj u mbyllën rreth 13 mijë biznese

2018-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

13 mijë biznese janë mbyllur në shtatë muaj. Shkak për vendimin sipas shoqatës së biznesit është kosto e shtuar nga përfshirja në skemën e TVSH. Sipas Shoqatës, ky veprim është shoqëruar dhe me rritjen e nivelit e korrupsionit dhe burokracive.

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka shkaktuar mbylljen e 13 mijë biznesve të vogla.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, argumenton se kjo situatë ka ardhur si rezultat i rritjes së kostove.

Në krahasim me vitin e shkuar, janë 2500 subjekte më shumë që kanë ndërprerë aktivitetin.

Nasto: Nga janari deri me 30 korrik janë mbyllur 13 mijë biznese, 2500 biznese më shumë se e njëjta periudhë e 2017. Kemi paralajmëruar me zë të lartë se do të rrisë koston e pagesave nga biznesi dhe kjo ndodhi. 90% e biznesit marrin ekonomistë kontabël për mbylljen e TVSH-së me çmim nga 80 mijë lekë të vjetra deri në 300 mijë lekë të vjetra në muaj çdo biznes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-ne-tvsh-nasto-ne-7-muaj-u-mbyllen-rreth-13-mije-biznese