http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për here te pare presidenti i Serbisë ka pranuar dështimin me Kosovën. Gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë.Aleksandar Vuçiç: Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre. Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton.Presidenti serb tha se shumë 'lojtarë' nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë Vuçiç ka fajësuar kështu edhe ndërkombëtaret për qasjen e tyre ne raport me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.