Ndalimi i importit të makinave para 2010, Marika në 'Report Tv': Rritet cilësia e ajrit

2018-09-25 0

Drejtoresha e Mjedisit, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Klodiana Marika e ftuar në studion e 'Report Tv' ka sqaruar ndalimin e makinave të prodhuara para vitit 2010 në vend.

Marika ka sqaruar se ky ligj që do të hyjë në fuqi që nga 1 janari nuk ka për qëllim ndalim të makinave që janë tashmë në qarkullim por importin e makinave nga jashtë, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e marrëveshjes 'Euro5'.

Më tej ajo ka shtuar se kjo nismë pritet që të ndikojë në rritjen e cilësisë së ajrit.

Mendojmë që ky vendim do të ndikojë pozitivisht. Por duhen marrë edhe masa të tjera. Duhet të reduktohen makinat në qarkullim.

Klodiana Marika
INTERVISTA E PLOTË:

Komuniteti evropian nuk lejon shitjen e makinave ?Euro6?. Ne duke marrë parasysh zhvillimin e vendit kemi marrë marrëveshjen ?Euro5?.

Si do të procedohet me makinat që janë jashtë standarteve?

Nuk është urdhri për ndalimin e makinave në qarkullim, por për ato që importohen. Ato duhet të përmbushin ?Euro5?.

Klosi gjatë fjalimit foli edhe për mjetet pa targa, ka afat për t?u regjistruar?

Po ka një afat. I është lënë afat pesë mujor.

Pritet që këto masa do ta rrisin cilësinë e ajrit?

Mendojmë që do të ndikojë pozitivisht. Por duhen marrë edhe masa të tjera. Duhet të reduktohen makinat në qarkullim.

Cilat janë reagimet e para nga kjo nismë?

Nëse ke një makinë të vjetër ke më shumë kosto. Edhe unë nuk sugjeroj një makinë të viti 2017 por të kujdesemi për mjedisin. Në pikun e trafikut kemi smogun që e mbulon qytetin. Është i gjithi nga makinat.

Sa shqetësuese është përdorimi i makinave?

Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm. Por njerëzit nuk duan të kuptojnë. Po të ishte që do të merreshin masa drastike, ne do të kishim ?Euro6? por nuk ndodhi se ne marrim parasysh zhvillimin e vendit. Unë personalisht propozoj përdorimin e biccikletave ose ecjen në këmbë.