Platforma antimafia e prezantuar nga opozita shihet nga ministri Damian Gjiknuri si degradim politik i saj. Kreu i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili është autoriteti kontraktor për lidhjen e disa kontratave koncesionare të listuara nga demokratët se do të prishen në momentin që ata do të vijnë në pushtet, tha se ky sulm është një gjobvënie ndaj bizneseve.
?Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi.?
Damian Gjiknuri sqaroi se Shqipëria është anëtare e Konventave Ndërkombëtare, mbi të cilat nuk mund të dalë asnjë parti politike, pasi nëse prishet apo jo një kontratë e kontestuar nga një palë, fjalën e fundit e ka drejtësia.
?Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha.?
Qeveria do të vazhdojë punën e saj për zhvillimin ekonomik të vendit, për modelin që është votuar, tha kreu i Infrastrukturës. Partia Demokratike listoi një sërë emrash biznesmenësh dhe kontrata konçesionare të marra nga kompanitë e tyre sit ë jashtëligjshme dhe në dëm të buxhetit të shtetit duke paralajmëruar prishjen dhe konfiskimin e tyre kur të vijë në pushtet.