Shqiperia jashte monitorimit nga KIE per pronat

2018-09-25 0

Rezoluta e Komitetit të Këshillit të Ministrave të Evropës për ecurinë e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave e hoqi Shqipërinë nga mbikëqyrja 5 vjeçare e këtij organi. Në vitin 2014 Shqipërisë i lindi detyra për të plotësuar 16 pika lindura nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut ?Manushaqe Puto e të tjerë?, ku përfshinte hartimin e listës përfundimtarëve të pronarëve, faturën financiare dhe formulën e shlyerjes së tyre.

Jonida Baçi, drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sqaron në një intervistë për televizionin Klan se Shqipëria është ende në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për çështjet e ankimuara me ligjin e ri 133 të vitit 2015. Ky vendim do të tregojë nëse ligji është apo jo funksional.

Deri tani Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar 15 mijë vendime të cilat kanë një faturë me vlerë 750 milionë dollarë, por vlera financiare përfundimtare që do të paguajë buxheti ndaj ish-pronarëve do të dalë pas të shqyrtohen dhe 7 mijë vendime të mbetura.