http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëptunorete tij dështoi sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Shkak u bë mungesa e të pandehurve dhe e njërit prej avokatëve mbrojtës. Berim Shullazi kishte kërkuar shtyrje të seancës me pretendimin se ishte i sëmurë si dhe përfaqësimin nga avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit mungoi në seancë duke paraqitur të njëjtin pretendim, arsyet shëndetsore.Në këto kushte trupi gjykues u detyruar të shtyjë seancën për me datën 2 tetor. Por për Prokurorinë shtyrja është e qëllimshme. Akuza përfaqësohej nga Donika Prela dhe Gentjan Osmani.Gjykata e Krimeve të Rënda ishte blinduar që në orët e para të mengjesit të kësaj të marte. Forca të shumta të policisë dhe ato speciale kishin rrethuar ndërtesën për të siguruar mbarvajtjen e seancës.Përfaqësimi i akuzës në dosjen Shullazi shkaktoi një furtunë të vërtetë. Refuzimi i 10 prokurorëve të krimeve të Rënda për të marrë në duar dosjen bëri që Arta Marku të urdhëronte hetimi displinor dhe të transferonte tre prej tyre. Pas këtij momenti që shkaktoi edhe shkëmbim akuzash të forta mes palëve politike drejtuesja e Prokurorise së Krimeve të Rënda Donika Prela vendosi të bëhet vullnetarisht pjesë dosjes se bashku me prokurorin tjetër Gentjan Osmani.Zvarritja e procesit ndaj Emiljano Shullazit dhe e të akuzuarve të tjerë si pjesë e grupit të tij ka bërë që shtetet e bashkuara të reagojnë ashpër. Edhe një dite para seancës selia diplomatike Amerikane në Tiranë u pozicionua në mbështetje të grupit të prokurorëve që do të japin pretencën ndaj të pandehurve.