Report TV - Deputetja e PS Ferhati: Kunati i Bashës zotëron 6 kompani, iu shmanget taksave

2018-09-25 1

Tirane- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati në një deklaratë për mediat ka akuzuar familjarët e kryedemokratit Lulzim Basha, veçanërisht kunatin e tij, Erjon Isufi se zotëron 6 kompani që xhirojnë shuma kolosale parash, por nuk i deklarojnë të ardhurat.

Nga ana tjetër, siç thotë deputetja, Basha flet për një listë të zezë biznesesh, të cilave ua përmend emrat me qëllim që t'ju vërë gjoba.

?Si ka mundësi që Lulzimi që betohet se do pastojë vendin nga të korruptuarit dhe flet për një listë të zezë biznesmenësh që prej vitesh derdhin llogari në xhepat e tij përmes kontratave me kunatin?