Dermatologia në ‘Rreze Dielli’: Lëkura është pasqyrë e organeve të brendshme, sëmundjet që fsheh

2018-09-25 1

Me ndryshimin e stinëve duhet treguar kujdes për lëkurën. Këtë e ka pohuar edhe mjekja dermatologe mëngjesin e sotëm në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv , e cila tha gjithashtu se lëkura është pasqyrë e funksionimit të organeve të brendshme. Në të shfaqen problematika që mund të ketë organizmi, të cilat zbulohen me anë të testimeve.

Lëkura është një pasqyrë edhe e problematikave që mund të kenë organet e tjera të organizmit. Në lëkurë shfaqen shumë patologji të cilat më pas zbulojnë patologji të brendshme të organizmit tonë. Përzgjedhja e ushqimeve nuk ndikon vetëm në lëkurë, por në të gjitha organet. Për shembull mishi duhet konsumuar sa më pak, ndërsa peshku është shumë i ushqyeshëm për lëkurën dhe për organet e tjera.