TIRANE-Shtyhet sërish pretenca për Emiljano Shullazin. Seanca e sotme te Krimet e Rënda ka dështuar për shkak të mungesës së të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit prej tyre. Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini e Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër. Besnik Muçi dhe Anton Martini janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje te vendosur jo me short, pasi emrat e Prelës dhe Osmanit u zbuluan pak ditë më parë.Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa janë caktuar dy avokatë kryesisht për seancën e radhës që është planifikuar për të martën tjetër për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi. Ka pasur edhe një debat mes prokurorëve dhe avokatëve për mungesë me qëllim për shtyrje të seancës, por në fund gjykata ka vendosur që në 2 tetor të jepet pretenca.
Prokurori Anton Martini është shprehur se ?pretencën e kemi gati por se japim dot kur mungojnë të pandehurit dhe avokatët?. Report Tv siguroi pamjet nga ambientet brenda sallës ku u zhvillua seanca, ndërsa gazetari Arsen Rusta raportoi se seanca e sotme u zhvillua nën masa të forta sigurie, pasi të pranishëm në ambientet e Krimeve të Rënda duke rrethuar institucionin ishin 150 efektivë nga RENEA dhe FNSH.