Ora News - Plani i PD për anulimin e koncesioneve, Gjiknuri: Gjobëvënie ndaj biznesit

2018-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca e ka cilësuar planin e PD për anulimin e koncesioneve një kërcënim për zhvillimin ekonomik, ose minimumi një gjobëvënie biznesit.

Gjatë një tryeze të organizuar nga kualifikimi europian për menaxherët e energjisë, ministri Damian Gjiknuri u pyet për platformën që PD shpalosi një ditë më parë të deklaratës për anulimin e koncesioneve, por qeveria sipas ministrit të Energjitikës do të vazhdojë me projektet

Gjiknuri: Nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata prapapolitike, të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet, sepse deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie, ndërsa më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Shqipëria është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi dhe ka ikur koha kur një parti politike, që për interesat e saj politike të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend, apo të ndërmarrë masa, të cilat janë të denja për regjime që i ka ikur koha. Kështu që unë e quaj thjesht manifestimi i degradimit politik të PD në një nivel parapolitik dëshpërues.

Sipas PD, koncesionet dhe PPP i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 3.7 mln eurosh. Qeveria ka bërë deri më tani 200 PPP, ndërsa demokratët janë zotuar se do t'i anulojnë të gjitha ato që cilësohen korruptive dhe se paratë do t'i kthehen publikut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plani-i-pd-anulimin-e-koncesioneve-gjiknuri-gjobevenie-ndaj-biznesit