Report TV - Tiranë, shkrumbohet apartamenti, humb jetën invalidi i moshuar

2018-09-25 0

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një person ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 60-vjeçar, Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm.

Zjarri ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë në rrugën ?Ramazan Demneri?.

Pas marrjes së njoftimit, policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë evakuuar banorët e pallatit. Dy prej tyre i është ofruar edhe ndihma mjekësore, për shkak të asfiksisë që u ishte krijuar nga tymi. Ndërsa në edhe në banesat e tyre dëmtimet kanë qënë të shumta pasi janë çarë tubacionet dhe uji ka rrjedhur gjithandej.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se rënia e zjarrit ka ndodhur nga shkaqe aksidentale.nformacion Paraprak

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën ?Ramazan Demneri?, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.