Report TV - Dëshmia/ I moshuari bëhet tym: Si më grabitën 4 mijë euro brenda furgonit në Vlorë

2018-09-25 0

Mes pasagjerëve të grabitur në furgonin e linjës Firence-Vlorë që erdhi me target mëngjesin e sotëm ishte edhe një i moshuar, i cili ka humbur 4 mijë euro. Ai ka rrëfyer se grabitësit ishin katër persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe dy të tjerë me pistoleta, e njëkohësisht të maskuar. I moshuari thotë se kanë vepruar me shpejtësi, e pas grabitjes janë larguar me dy makina.

Sa veta ishin?

Ishin katër veta, dy me automatic du me kobure

Me maska ishin?

Po me maska

Ty sa lekë të morën?

4 mijë euro?Dëfrimi (shoferi) i kishte futur në xhep, sa të mi jepte mua ndërhynë ata dhe ia morën nga xhepi

Iu morën edhe personave të tjerë?

Të gjithëve çfarë kishim na Ii morën

Sa lekë kishin të tjerët?

Këtë nuk e di tamam

Pastaj me çfarë u larguan?

Hipën në makina, pamë dy makina me të cilin u larguan

Si ndodhi grabitja

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit rreth orës 09:00 minuta, sapo furgoni kishte parkuar për të zbritur pasagjerët. Autorët kanë mbërritur me dy makina dhe nën kërcënimin e armëve kanë zhvatur të gjitha të hollat që mbanin me vete pasagjerët e ardhur nga Italia me furgonin e linjës Firence-Vlorë.

Sipas burimeve të Report Tv autorët kanë rreth 10 mijë euro nga pasagjerët e furgonit që drejtohej nga Dëfrim Balili. Por vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë dy prej grabitësve