Ora News - Lala: Përplasja tek Krimet e Rënda, përplasje midis klaneve të prokurorëve

2018-09-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala e ftuar në "360 Gradë" ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur brenda prokurorisë ditëve të fundit, duke theksuar se përplasja brenda organit të hetimit ka të bëjë më shumë me përplasje midis klaneve.

Lala: Arta Marku vendosi që në krye të prokurorisë së Tiranës të komandonte Elisabeta Ymerajn, e cila u detyrua të dorëzonte edhe dosjen "Shullazi" konform ligjit. Në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat kemi të komanduar dhe jo të emëruar. Në shtator, një prokuror solli një raport mjekësor ku thoshte se nuk mund të vinte për 6 muaj.

Këtë histori nuk e lidh vetëm me çështjen Shullazi, por e lidh me përplasje dhe klane shumë të forta brenda Prokurorisë. Ishte kjo çështje që shpërtheu. Pse nuk ishin 10 prokurorë, por ishin 9. Drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vendos që në njërën nga seancat të përfaqësohej nga Besim Hajdarmataj. Ai mbërriti në sallën e gjyqit dhe pranoi të merrte përsipër çështjen. Mbrojtja e kundërshtoi shumë ashpër me pretendimin se Hajdarmataj kishte qenë drejtues kur u arrestua Shullazi. Në mbledhjen e datës 19, debati ishte i diskutimit juridik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lala-perplasja-tek-krimet-e-renda-perplasje-midis-klaneve-te-prokuroreve