Ora News - Virozat tek fëmijët, fluks vizitash në pediatri me temperaturë e lotim sysh

2018-09-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e temperaturave dhe frekuentimi i çerdheve e kopshteve favorizon përhapjen e virozëve të stinës tek fëmijët. Në një ditë, mesatarisht 30 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të prekjes nga virozat që manifestohen me diarre, të vjella, temperaturë dhe lotim të syve.

Kjo javë nis me ulje temperaturash 3-4 gradë dhe me prezencë të shirave lokalë.

Institutit i Gjeoshkencave raporton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 15 / 27 °C.

Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe ndryshimi i temperaturave, favorizuar dhe nga ambjentet ku ka kolektivitet si çerdhe dhe kopshte, fëmijët janë më të predispozuar për tu prekur nga virozat.

Në një qendër shëndetësore, mjekja Tatjana Nela, pret rreth 30 vizita në ditë. Ajo thotë se aktualisht virozat janë në qakullim dhe manifestohen përmes këtyre simptomave:
Nela: Shenjat kryesore janë rrufa, ka raste me temperaturë, ka raste pa temperaturë, kolla. Prindërit që janë të kujdesshëm vinë që me shenjat e para. Ndryshimi i temperaturave sjell edhe shtim të sëmundshmërisë, sidomos virozave. Kanë filluar dhe çerdhet, kopshtet, shkollat, ku ka grumbullim të fëmijëve dhe prandaj kemi shtim të rasteve.

Prindërit janë më të ndërgjegjësuar, por ka ende raste kur bëjnë vetëmjekim, gjë që për mjekët është mënyra më e gabuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/virozat-tek-femijet-fluks-vizitash-ne-pediatri-me-temperature-e-lotim-sysh