Ora News - Vettingu pa opozitën, përshpejtohet verifikimi i dosjeve të policëve

2018-09-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu në polici do të nisë pavarësisht mungesës së opozitës. Pasi sipas deputetit socialist, Pjerin Ndreu, ky proces është vonuar për shkak të mungesës së pakicës në nënkomision. Ndërsa i ka bërë thirrje PD që të mbështesë policinë e shtetit dhe jo të bëjë politikë me situatën e krimit.

Pas ngërçit që është krijuar me ligjin për shkollën e magjistraturës, opozita ka braktisur edhe procesin e rivlerësimit të efektivëve të policisë, pasi ka kërkuar fillimisht që në sitën e vettingut të kalojë i pari Ministri i Brendshëm Xhafaj.

Mungesa e deputetëve të pakicës ka sjellë edhe vonesat në procesin e vettingut sipas socialistit Pjerin Ndreu.

Ndreu: Ka njëfarë ngecie por që nuk do të presim gjatë, do të fillojmë shumë shpejt.

Por pavarësisht se janë koshientë që ky proces do të kontestohet nga demokratët, anëtari i nënkomisionit parlamentar për mbikqyrjen e këtij procesi thotë se mazhoranca e ka kuorumin për të vijuar mbledhjet pa to.

Ndreu: Kemi kuorumin e nevojshëm, do të vazhdojmë. Nuk do të lëmë asnjë qelizë të kësaj shoqërie pa e kaluar në filtër.

Fillimisht 300 zyrtarë të lartë të policisë së shtetit do të kalojnë në sitën e Komisionit të Jashtëm, i cili përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurim të hapur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-pa-opoziten-pershpejtohet-verifikimi-i-dosjeve-te-policeve

Free Traffic Exchange