http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg gjashtë prej të arrestuar të grupit kriminal "Bajri".
Të arrestuarit kanë dalë këtë të hënë para Krimeve të Rënda, për verifikimin të masës së sigurisë që është marrë në mungesë të tyre.
Para gjykatës dolën, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi,Emrah Plaku, Ilir Rustemi, Armir Grima, Astmer Bilali dhe Fabiol Rexhepi, ndërsa pritet qe Ismet idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudjo Hoxholli, te njihen të martën me masën e sigurisë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim Enver Bajri, i cili dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë.
Sipas prokurorisë anëtarët e grupit kriminal Bajri, akuzohen për vepra të rënda kriminale, si vrasje me dashje, pengmarrje, trafik droge, prostitucion etj, si dhe trukim të ndeshjeve. Sipas avokatit mbrojtës Arbër Hoxha, klienti i tij, Safet Bajri, u la në masën e arrestit me burg vetëm për akuzën e trukimit të ndeshjes.