http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një vendim i dy ministrive asaj të mjedisit dhe transportit do të bëjë që nga 1 janari i 2019, nuk do të lejohen të importohen makina me mbi 10 vjet përdorim. Por për ju që i keni në qarkullim automjete mbi këtë moshë do të duhet të rimodifikoni, duke vendosur një pajisje me qëllim që ndotja nga shkarkimi i gazrave të minimizohet. Ministria e Mjedisit si iniciatore e kësaj nisme thotë se qëllimi është reduktimi i ndotjes si dhe zbatimi i normave evropiane. Nëse sot në BE standardi i makinave është Euro 6, Shqipëria po tenton të provojë euro 4 dhe Euro 5.Aktualisht mosha mesatare e automjeteve në qarkullin arrin në 20 vite, ndërsa mesatarja europine i ka 9 vjet.. ky proces pritet të shoqërohet me kosto për çdo shofer. Por sipas vendimit, nuk do të zbatohen të njëjtat kritere për autobusët.Nisma për të ndaluar importin e makinave të vjetra diskutohej prej vitesh por ajo nuk gjente zbatim për shkak edhe të kostos me të cilën shoqërohet. Qytetarët tashmë do të orientohen të blejnë makina sa më të reja.