Nis ndertimi i tunelit te dyte ne Tirane-Elbasan

2018-09-24 0

Për afro 1 vit, aksi i rrugës së re që lidh Elbasanin me Tiranën, në afërsi të fshatit Mamel ishte i kalueshëm vetëm nga njëri kah.

Punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së malit dhe ndërtimin e një tuneli të jashtëm filluan dhe planifikohet që të përfundojnë në fund të Janarit.

?Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna?.

Deri në përfundim të punimeve për tunelin, trafiku do të vijojë të jetë i orientuar në njërin krah.

?Është një rrëshqitje, e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes.?

Punimet për këtë rrëshqitje do t?i marrin buxhetit të shtetit 4.6 milionë dollarë. Sipas studimit gjeologjik që identifikoi Autoriteti Rrugor, rrëshqitja ishte serioze dhe pa këtë ndërhyrje, rrezikonte të shkaktonte rënien e pjesës më të madhe të skarpateve të malit.

Free Traffic Exchange