Ora News - PD program antimafia, Basha: Sipërmarrësit të gjithë të barabartë para ligjit

2018-09-24 0

Kreu i PD, Lulzim Basha prezanton platformën për çlirimin e ekonomisë. Në një tryezë ku të pranishëm ishin edhe aleatë të PD, por edhe përfaqësues të biznesit, Basha tha se synimi është të gjitha bizneset nga më i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit.

Basha: Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP.

Dua të garantoj përfaqësues të biznesit të ndershëm se PD dhe aleatët tanë qëndrojnë fuqishëm në platformën tonë, pro sipërmarrjes. Por sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nesë nuk garantojmë konkurrencën e lirë në treg. Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse një grup njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente dhe akte korruptive për afera që nuk sjellin asnjë leverdi publike.

Shërbimi më i madh që mund ti bëhet biznesit shqiptar është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë mes biznesve, kushtet e garës së barabartë dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjit, ku të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjes nga i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit. Ky është synimi i platformës sonë që do ta prenzatojmë në tre pjesë.

Shqipëria në kolaps

Basha: Shqipëria është në kolaps, një krizë e trefishtë ekonomike, politike dhe morale ka kapluar vendin.

Opozita është e angazhuar jo thjesht të nxjerrë të vërtetën, por edhe të hedhë në diskutim platformat tona për të dalë nga kjo e keqe.

Një ditë më parë, deputetja e PD, Jorida Tabuaku në një intervistë për Ora News sqaroi se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar parat e krimit dhe korrupsionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-prezanton-sot-masat-antimafia-clirimin-e-ekonomise-nga-korrupsioni

Free Traffic Exchange