LEZHE-Një aksident me një të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush, ku një makina i preu rrugën duke përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi është dërguar në spital me shpejtësi, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës. Në superstradën Lezhë-Laç gjatë verës janë regjistruar disa aksidente.