Ora News - Opozita prezanton nesër platformën ekonomike, Tabaku: Ndryshohen disa ligje

2018-09-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita e ka gati atë që e quan platformë për rikthimin në shina të sigurisë, ekonomisë dhe drejtësisë. Të hënë partitë opozitare parlamentare do të prezantojnë, pakëtën antikorrupsion, e cila në thelbin e saj ka ndryshimin e një serie ligjesh që sipas deputetes Jorida Tabaku,i japin fund koncesioneve dhe kontratave kurruptive dhe nxjerrin jashte tregut kompani fantazëm.

Tabaku: Ideja kryesore që përshkon të gjithë pjesën ekonomike të paketës lidhet me luftën ndaj korrupsionit, jo vetëm në parim, por duke propozuar masa konkrete ligjore, duke filluar që nga PPP, ligji për koncesionet, ligji për qiratë e pronave publike, që po i shkojnë një grupi të caktuar njerëzish. Çfarë do të bëhet për të ulur borxhin publik dhe çfarë ndikimi ka në kontratat e PPP në borxhin publik.

Tabuaku, sqaron se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar parat e krimit dhe korrupsionit.

Tabaku: Mund të përmend 2-3 masa që lidhen me PPP. PD ka denoncuar aferën e incineratorëve, aferën e teatrit, afera të tjera që lidhen me koncesionet dhe në mënyrë konkrete ne kemi propozuar që asnjë kompani që ka burime offshore nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani që nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publik dhe koncesione. Kemi propozuar gjurmimin e parave që vijnë nga krimi i organizuar. Kemi propozuar identifikimin e burimeve për çdo investim publik ose privat, sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikaura nga sektori bankar.

Paketa ekonomike e opozitës dhe masat anti korrupsion do të diskutohet gjerësisht me qytetarët. Edhe pse cilësohet i delegjetimuar, opozita mund të rikthehet në kuvend për të mirtuar këtë nismë.

Tabaku: PD nuk është se ka marrë një vendim që nuk është jashtë parlamentit, PD ka marrë një vendim që për momentin është duke diskutuar me qytetarët. Kjo do t'i hapë rrugë një konsulte të gjerë në të gjithë Shqipërinë me qytetarë, për ta diskutuar këtë platformë, për të parë se çfarë mendojnë njerëzit, për ti treguar atyre që këto janë problemet që po përballen që nga biznesi i vogël, deri tek bujqësia. Parlamenti është thjesht një instrument, dhe ka 3-4 javë nuk prodhon asnjë lajm, asnjë ligj.

Paketa ekonomike dhe masat antikorrupsion është një nga 4 shtyllat e paketës poltike të opozitës, bashkë më vettingun në poltikë, drejtësinë dhe zgjedhjet.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-prezanton-neser-platformen-ekonomike-tabaku-ndryshohen-disa-ligje