Ora News - 2 mijë euro për masën e sigurisë, avokatja dhe një i arrestuar mbeten në burg

2018-09-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata ka lënë në dy burg prej tre personave të arrestuar për korrupsion. Prapa hekurave mbeten avokatja Donata Lepenica dhe 32 vjeçari Yzeir Bala, ndërsa masa e sigurisë "arrest shtëpie" është vendosur për Megi Naksi, për shkak të shtatzënisë së saj.

Tre personat në fjalë u arrestuan më 20 shtator.

Hetimi ndaj tyre nisi më shumë një javë me parë në bazë të informacioneve të marra nga prokuroria për një masë sigurie.

Bëhej fjalë për një të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, të cilit i ishte kapur një sasi prej 3 gramësh.

Përkundrejt dhënies së një shume prej 2 mijë eurosh, është kërkuar marrja e një mase detyrim paraqitje.

Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës, veprim ky i ndërmarrë për herë të parë në historinë e akuzës.

Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur avokatja futet në zyrën e Hasës.

Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron se, "gjithçka e kam zgjidhur me prokurorin".

Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, në zyrën e këtij të fundit.

Vetë Hasa e ka mohuar akuzën dhe madje ka mohuar se i është afruar para nga ana e avokates.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/2-mije-euro-masen-e-sigurise-avokatja-dhe-nje-i-arrestuar-mbeten-ne-burg