Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë "Vjeshta", në kuadër të të cilit u arrestua shpërndarësi Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.
Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.
Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale t? ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike:
? 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".
? 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë ?) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
? Një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparatë celularë.