Report TV - Dita pa makina, qytetarët: Përdorni biçikletën, lehtëson qarkullimin dhe pakëson ndotjen

2018-09-22 6

Dita Ndërkombëtare pa makina e ka gjetur Tiranën në një qarkullim të zakonshëm të automjeteve. Ndonëse sensibilizimi dhe thirrjet për minimizimin e ndotjeve duke përdorur biçikletën kanë qenë të shumta, qytetarët zgjodhën edhe sot të përdorin makinën. Megjithatë në zgjedhjet e tyre thuhet se mbetet biçikleta.

Patjetër që do zgjidhja biçikletën. Biçikleta bën mirë për trupin, parandalon ndotjen. Duhet më shumë sensibilizim për korsitë. Përdorim biçikletën se qarkullimi është më i lirë.

Qytetarët
Ndërsa, të rinjtë e Ecovolis bënë bashkë një grup, ku të gjithë pjesëmarrësit morën biçikletat dhe pedaluan në kryeqytet.

Dhe pse dita pa makina, makinat vazhdojnë të lëvizin. Duhet të marrim të gjithë biçikletat dhe të dalim. Dita pa makina s?duhet të jetë vetëm sot, por për çdo ditë.

Elda Berziu, Koordinatore Ecovolis
Minizimizimi i ndotjes është një prej arsyeve kryesore se përse bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave, duke kërkuar kështu senzibilizimin e qytetarëve për përdorim sa më të pakët të automjeteve.

Free Traffic Exchange