Pas fluturimit të studentëve ekselentë dhe një grupi pensionistësh, fluturimi i tretë i kompanisë që mban flamurin shqiptar ?Air Albania? ishte me gazetarë.
Avioni Airbus 319 që mban emrin e shkrimtarit ?Lasgush? nisi rrugën drejt Stambollit.
Këtë herë bordi i tij foli shqip.
Në Shtator, "Air Albania" është në periudhë testimi, një kusht i vendosur nga rregullat e Aviacionit Civil për të nisur më pas fluturimet e para me pagesë në Stamboll, në muajin Tetor.
Por përveç Stambollit lista e destinacioneve të tij do të zgjerohet, me shtimin edhe të avionëve të tjerë. Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të kompanisë shqiptare, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë në muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.
Vitin që vjen "Air Albania" do të ulet në New York duke sjellë për herë të parë linjën direkte Shqipëri-SHBA.
Kompania do të konkurrojë në treg me bileta ekonomike, pavarësisht tarifave të larta që mban për linjat e fluturimit koncesionari i Aeroportit të Rinasit. Biletat ende nuk kanë dalë në shitje, por siç thanë drejtuesit e saj, ato do t?i afrohen çmimeve të low cost.
Flota e avionëve të ?Air Albania? është e re, jo më shumë se 10 vjet, duke konkurruar edhe linjat e tjera, të cilët kanë një moshë mesatare të avionëve 18-vjeçarë.
Ngjyrat e flotës së kompanisë së parë shqiptare të fluturimit janë ato të flamurit shqiptar, të ilustruar me motivet e shqiponjës.
Tv Klan