Në një pritje të veçantë me pjesëmarrj" /> Në një pritje të veçantë me pjesëmarrj"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një pritje të veçantë me pjesëmarrjen e kreut të shtetit dhe personaliteteve të politikës, është festuar të premten (21 shtator) 69 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Diplomatja Jiang Yu gjatë fjalës përshëndetëse u ndal tek bashkëpunimi dypalëshe, Kinë-Shqipëri që sipas saj është intensifikuar në fushën e kulturës, arsimit dhe shendetit.
Ambasadorja shprehu mbështetjen e vendit të saj për rrugëtimin drejt Europës së Shqipërisë
Iiang Yu: "Pala kineze mbështet integrimin në Europë. Kina uron që Shqipëria të ketë progres të vazhdeshëm. Vitin e ardhshëm do të jetë 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Shqipëri dhe pala kineze është e gatshme në nxitjen e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit dypalësh në një nivel të ri dhe më të lartë"
Më tej, Jiang Yu, listoi arritjet e Kinës përgjatë 69 viteve, por edhe sfidat që po ndesh sot një ndër vendet më të zhvilluara në botë.
Iiang Yu:"Kina ka një popullsi të madhe prej 1.3 miliardë banorësh dhe afro 30 milionë banorë nuk kanë dalë ende nga varfëria"
Në pritjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës ishin te pranishëm edhe perfaqesues te trupit diplomatik si dhe komunitetit fetar. Në përfundim të ceremonisë të ftuarit patën mundësi të shijonin edhe spektaklin e fishekzjarreve në sheshin Skëndërbej.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/themelimi-i-republikes-popullore-kineze-festohet-me-fishekzjarre-ne-sheshin-skenderbej