SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, në rrugën e Draçinit, ku një kamion ka përplasur një fëmijë 9-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi malazez, me iniciale A. D., 24 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip Volvo.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.