Report Tv-E rëndë në Durrës/ Vajza e mitur bie në pusetë brenda rrethimit të kopshtit

2018-09-21 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Një vajzë e mitur vetëm katër vjeç ka rënë në një pusetë të hapur brenda rrethimit të kopështit në Spitallë të Durrësit.

Ndonëse edukatorët janë munduar ta nxjerrin me mjete rrethanore, vendimtare për shpëtimin e së miturës ka qënë ndërhyrja e një djali të ri.

Siç raporton gazetari Artur Korriku, I riu ka kapërcyer murin e shkollës dhe ka hyrë brenda pusetës, aty ku qëndronte e kapur pas hekurave vajza e mitur.

Free Traffic Exchange