Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana do të rinisë fushatën e madhe të mbjelljes së 100 mijë pemëve, për të vijuar revolucionin e gjelbër për kryeqytetin.
I pranishëm në aktivitetin ?ECDAY 2018, ?Për një Botë Plot Ngjyra? të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët t?i bashkohen nismës pozitive për qytetin.
Veliaj: Në qoftë se secili prej jush do të mbjellë një pemë për ditëlindje, Tirana mund të ketë edhe 100 pemë të tjera, ashtu si edhe 100 mijë pemët që mbollëm vjet. Ambicja jonë është që fushatën e mbjelljeve ta nisim muajin tjetër, nga fundi i tetorit. Ashtu siç na mëson edhe ky projekt bashkëpunimi, të gjithë duhet të japim një dorë.
Gjithashtu, Tirana është qyteti i parë në Ballkan që i është bashkuar nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete apo supermarkete.
Veliaj kërkoi prej qytetarëve që të përdorin trastat, për të reduktuar në maksimum përdorimin e qeseve, të cilat janë një nga problemet më shqetësuese për mjedisin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-rinis-fushaten-e-mbjelljes-se-100-mije-pemeve-te-reja