Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy adoleshentë janë autorët e vjedhjes me dhunë të çantës të parave të një kambisti në qytetin e Vlorës, ngjarje e ndodhur në orët e vona të 16 shtatorit të këtij viti. Operacioni i koduar "Kambisti" përfundoi me arrestimin e të rinjve M.Gj, 17 vjeç, dhe N.A, 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.
"Arrestimi i tyre u bë në lagjen "24 Maji", të cilët tentuar t'u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje", sqaron policia.
Policia sqaron se gjatë "kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve".
Ngjarja
Rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes së 16 shtatorit në lagjen "Bashkimi" të Vlorës, shtetasi me iniciale A.L. 34 vjeç, po transportonte një shumë parash nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër. Gjatë rrugës, dy persona i kanë dalë përpara 34 vjeçarit dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-vjedhja-me-dhune-e-cantes-me-para-te-kambistit-ne-vlore-autoret-dy-adoleshente