Rikthehet aksioni i pemëve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 100 mijë pemë të reja pritet ti shtohen Tiranës muajt në vijim. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shfrytëzoi aktivitetin ?Për një Botë Plot Ngjyra? të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, për ti ftuar qytetarët t?i bashkohen kësaj nisme.?Në qoftë se secili prej jush do të mbjellë një pemë për ditëlindje, Tirana mund të ketë edhe 100 pemë të tjera, ashtu si edhe 100 mijë pemët që mbollëm vjet. Ambicia jonë është që fushatën e mbjelljeve ta nisim muajin tjetër, nga fundi i tetorit. Ashtu siç na mëson edhe ky projekt bashkëpunimi, të gjithë duhet të japim një dorë.Përpara nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës Veliaj u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Kryebashkiaku tha se Europa është një vend ku njerëzit nuk e pengojnë njëri-tjetrin.?Nëse e pengojmë njëri-tjetrin nuk vizatojmë dot, as nuk bëjmë dot piktura, as nuk mbjellim dot pemë, as nuk pastrojmë, sepse e kemi tërë kohën mendjen se si do t?i prishim punë tjetrit. Ndërkohë, kur bashkëpunojmë fitojmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që në Europën ku duam të shkojmë bashkëpunimi është kyç. Europa është një vend që njerëzit nuk bëjnë luftë me njëri-tjetrin, nuk bëjnë sherre me njëri-tjetrin, nuk e pengojnë njëri-tjetrin, përkundrazi e ndihmojnë njëri-tjetrin?.Ndërsa foli për ndryshimet që ka pësuar Tirana gjatë këtyre viteve, Veliaj tha se Ballkani mund të jetë një vend shumë i mirë për të jetuar.