Rrjet gazi Shqipëri - Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria dhe Maqedonia hedhin hapat e para për ndërlidhjen me rrjet gazi. Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri priti këtë të premte homologun nga Shkupi, Kreshnik Bekteshi.Dy kompanitë nënshkruan një memorandum për koordinimin e përpjekjeve në kuadër të projektit të interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror mes dy vendeve.Damian Gjiknuri: ?Ky nënshkrim i sotëm mes dy kompanive tona të gazit, është jashtëzakonisht i nevojshëm. Ne kemi mundësi që me këtë projekt të përbashkët që sapo nisim dhe me këtë bashkëpunim të mund të aplikojmë edhe në Bashkimin Evropian për mbështetje financiare pasi është një agjendë që përputhet plotësisht qoftë me procesin e Berlinit apo agjendën e konektivitetit rajonal. Jam i bindur se lidhja me gazsjellës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë me shumë rëndësi për të dyja vendet. Do të jetë një projekt shumë fizibël sepse janë shumë afër, pra pika e daljes afër Bilishtit apo Korçës do të jetë shumë afër me kufirin e Maqedonisë, çka bën që projekti të ketë një kosto më të ulët por dhe përfitimet të jenë të mëdha?.Si pjesë e Komunitetit të Energjisë, të dy vendet kanë shumë detyrime të cilat duhet përmbushen vetëm përmes hapave konkrete.?Marrë parasysh edhe procesin e Berlinit, ne si dy vende fqinje integrohemi, lidhemi me njëri-tjetrin jo vetëm me lartpërçues siç e theksoi zoti Gjiknuri por njëkohësisht fillojmë hapat për ndërlidhjen edhe me gaz. Ndaj, dua të theksoj faktin se jemi më shumë se të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin dhe dua tu dëshiroj të dyja kompanive respektive që sa më shpejt, grupet e punës të fillojnë të punojnë në mënyrë teknike që në një afat sa më të shkurtër këtë projekt ta kemi realitet midis dy vendeve?, nënvizoi ministri Bekteshi.Memorandumi i nënshkruar parashikon themelimin e një grupi pune të përbashkët të gazit; vlerësimin dhe hartimin e projekt idesë për linjën e interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve si dhe përcaktimin e parametrave teknik.