Ermonela Felaj: Lëvizja e prokurorëve, vendim i drejtë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reagimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku ndaj situatës së krijuar ne prokurorinë e krimeve të rënda, gjen mbështetjen e mazhorancës. Kryetarja e komisionit te sigurisë, Ermonela Felaj vlerëson masën e transferimit të 3 prokurorëve.Ermonela Felaj: ?Unë shoh që është marrë një masë dhe ka pasur një përgjigje për situatën që është bërë recent lidhur me prokurorinë e krimeve të rënda dhe më duket mëse e natyrshme dhe mëse e ligjshme për tu marrë, absolutisht.?Një prej prokurorëve të transferuar është ai i dosjes Tahiri dhe opozita ka reaguar kundër lëvizjes së tij, por a ndan partia socialiste të njëjtin shqetësim.?Në fakt ka më shumë gjëra që nuk i ndajmë njësoj me opozitën sesa i ndajmë. E thashë edhe njëherë prokuroria është organ i pavarur dhe çdo lloj ndërhyrje nga ana jonë do të ishte vetëm në shkelje të detyrimeve tona kushtetuese. Është organ që e vendos vetë ecurinë e punës brenda tij.?Deklaratat e Felajt u bënë pas mbledhjes së parë të nënkomisionit që do të monitorojë vetingun në polici, të cilin opozita e ka bojkotuar.