http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në prag të referendumit të 30 shtatorit, zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Me anë të një postimi në Twitter, Pence rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshjen me Greqinë.?Pritëm kryeministrin Zoran Zaev në Shtëpinë e Bardhë. Rikonfirmuam mbështetjen e madhe për marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë sigurinë në rajon.?Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, zëvendës presidenti amerikan uroi Kryeministrin Zaev për Marrëveshjen historike të Prespës, duke e përshkruar atë si një zgjidhje afatgjatë e problemit të emrit mes dy vendeve. Nga ana tjetër, ai përcolli mesazhin e presidentit Donald Trump për mbështetjen e Uashingtonit.Ndërkohë kryeministri Zaev me anë të një postimi në Facebook u shpreh se ?ky takim vjen në një moment historik për Maqedoninë kur qytetarët e saj pas dhjetë ditësh do të caktojnë kursin e vendit të tyre drejt të ardhmes në NATO dhe Bashkimin Evropian?.?Mundësia që të bisedojmë me zëvendës presidentin e SHBA-së Mike Pence vjen në një moment historik për Republikën e Maqedonisë. Nga zëvendës presidenti Pence morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim u theksua se me Marrëveshjen e arritur, kemi siguruar vendin e merituar në strukturat euroatlantike. Me këtë marrëveshje, sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë?.Zaev vizitoi Shtëpinë e Bardhë me ftesë të zëvendës presidentit amerikan Mike Pence, dhe pasohet pas vizitës së sekretarit amerikan të mbrojtjes Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit të shtetit, Wes Mitchel në Maqedoni.