Report TV dhe Shqiptarja.com në tunelin e Qafë Shtamës

2018-09-21 0

Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV ishin ditën e djeshme në vendin e ngjarjes, në tunelin e tragjedisë së 1997 ku para dy ditësh u zbuluan pjesë eshtrash njeriu që mendohet se janë të viktimave që nuk u gjetën dot kurrë pas shpërthtimit. Përmes një leje speciale ekipi u fut brenda tunelit për të raportuar megjithëse ishte ende e rrezikshme. Gazetarët u pajisën me veshjen dhe kasketën shpërthim duruese për shkak se brenda tunelit nën gërmadha gjendeshin ende municione dhe predha aktive.