Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teatri i Kukullave ka çelur zyrtarisht sezonin me premierën ?Princi Bretk?. Shfaqja mirëpriti të parët fëmijët pa prindër. Ndërthurja e kukullave me projeksionin argëtoi për afro 30 minuta të vegjlit.
?Princi Bretk?, përalla e vëllezërve Grim, ishte premiera e parë që çeli dyert e Teatrit të Kukullave.
Ata që e shijuan të parën shfaqen ishin fëmijët pa prindër. Me regji të Flori Kokonës dhe interpretimin e mjeshtrave të kukullave ndër to Shegushe Bebetës, shfaqja përcolli mesazhe të rëndësishme mbi bulizimin dhe jo vetëm.
?Princi Bretk? është premiera e parë nga 11 të tilla që do të mirëpresin të vegjlit përgjatë këtij sezoni.
Shfaqja e ndërthurur me projeksionin argëtoi fëmijët për afro 30 minuta.
Në përfundim ata ndanë emocionet dhe përshtypjet për personazhet.
?Princi Bretk? do të shfaqet në Teatrin e Kukullave përgjatë fundjavës në orën 10:30, çmimi për të është simbolik, vetëm 100 lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/princi-bretk-premiera-e-pare-ne-teatrin-e-kukullave